Haradinaj kërkon nga Kurti të japë dorëheqje, e ka shansin e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se është e dhimbshme, e rrezikshme dhe anti-kombëtare mënyra se si po vepron kryeministri.

“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri. Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do të kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij! Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media 
Back to top button