Hakimi-Lautaros: Dua të kthehem në Inter

Sipas “Corriere Dello Sport”, Achraf Hakimi i ka thënë ish-bashkëlojtarit të tij në Inter, Lautaro Martinez se dëshiron të kthehet në “Giuseppe Meazza”, por një marrëveshje me PSG-në duket e pamundur për momentin.
Marokeni ka shkëlqyer në Botërorin e Katarit dhe ka dërguar një mesazh për tifozët e Interit të martën mbrëma pasi mundi Spanjën me penallti, duke thirrur: “Forza Inter sempre” gjatë një videoje live në Instagram.
Sipas gazetës, Hakimi ishte aq i lumtur në Inter sa do të dëshironte të kthehej përsëri atje.
Gazeta me bazë në Romë pretendon se ai dikur i tha ish-bashkëlojtarit të tij Lautaro Martinez: “Nëse do të mundja, nuk do të kisha asnjë dyshim, do të kthehesha në Inter”, kur sulmuesi argjentinas u ftua në Paris për të parë një ndeshje të PSG-së në Liga e Kampioneve.
Një marrëveshje me PSG-në duket e pamundur, duke pasur parasysh se Hakimi iu bashkua PSG-së në vitin 2021 për 68 milionë euro. Mënyra e vetme për të financuar kthimin e tij do të ishte shitja e Denzel Dumfries, i cili gjithashtu po bën përshtypje të mirë në Kupën e Botës.
Interi e vlerëson mbrojtësin e djathtë holandez me 60 milionë euro dhe disa klube të Premierligës janë të interesuara për nënshkrimin e tij.
Kontrata e Hakimit në Paris skadon në qershor të vitit 2026, dhe sipas raportit, dëshira e tij për një periudhë të dytë në Inter u intensifikua pasi pa Romeu Lukakun të kthehet nga Chelsea.
Thuhet se ai është i lumtur në PSG, ku është bërë mik i ngushtë i Kylian Mbappé, por ai mendon se ka më shumë harmoni në dhomën e zhveshjes së Interit, që është një nga arsyet pse ai do të ishte i lumtur të kthehej.

Back to top button