Haradinaj kërkon nga Qeveria të hiqet ora policore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës pati një varg kritikash ndaj Qeverisë në krye me Albin Kurtin, duke thënë se është Qeveria “më e keqe që ka pasë ndonjëherë Kosova”.
Ai përveç kritikave për “keq-qeverisje”, ndaj Qeverisë së Kosovës kërkoi që të largohet ora policore në këtë kohë festash.
“Nxitoni ta merrni këtë vendim para festave dhe për sa kohë janë diaspora në Kosovë”, tha Haradinaj.
Kufizimi i lëvizjes vazhdon të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00./21Media

Back to top button