Haradinaj kërkon nga qeveria të jetë pranë autoriteteve komunale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka apeluar institucionet qendrore që të ju dalin në ndihmë komunave dhe qytetarëve të prekur nga vërshimet e sotme.
Haradinaj thotë se me shqetësim po përcjell situatën e krijuar pas përmbytjeve nga vërshimet në disa komuna të vendit.
“Me shqetësim po e përcjell situatën e krijuar pas përmbytjeve dhe vërshimeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skënderaj e Mitrovicë, ku dëmet kanë përfshirë infrastrukturën e tokat bujqësore. Apelojmë tek institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale dhe qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore” ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button