Mehaj në Mitrovicë për vëzhgim të situatës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar zonat e përmbytura në Mitrovicë, deri sa ka takuar kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza.
Mehaj ka thënë se, forcat tona janë në ndihmë dhe dispozicion të qytetarëve në Skenderaj, Istog dhe Klinë, gjithashtu ka njoftuar kryetarin e Komunës së Junikut që në rast nevoje janë në gatishmëri të plotë.
“Situata me vërshime në vendin tonë është nën kontrolll, me gjithë vështirësitë në terren ushtarët tanë me sukses po iu dalin në ndihmë qytetarëve tanë. Tani gjindem në Mitrovicë, u takuam me kryetarin e komunës, z. Bedri Hamza me të cilin diskutuam për masat që duhet të ndërmarrim, lajme të mira nga terreni ku niveli i ujit po bie dhe gjendja po qetësohet. Gjithashtu, forcat tona janë në ndihmë dhe dispozicion të qytetarëve në Skenderaj, Istog dhe Klinë, gjithashtu e njoftova kryetarin e Komunës së Junikut që në rast nevoje jemi në gatishmëri të plotë. Ushtria jonë është këtu për ju!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Back to top button