Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj kërkon që Lista Serbe të shpallet antikushtetuese

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj po kërkon që Lista Serbe të shpallet parti antikushtetuese dhe organizatë terroriste.

Ajo e quan skandaloz vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove nga paratë e taksapaguesëve per një subjekt që qëndroi prapa agresionit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Lista serbe që planifikoi e ekzekutoi agresionin më të rrezikshëm në Ballkan që nga paslufta – duhet të shpallet jokushtetuese (dhe organizatë terroriste), t’i bllokohen fondet në Kosovë, dhe rrjedhimisht të ndërmerren të gjitha masat ligjore për ndalimin e aktivitetit në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button