Haradinaj: Koalicioni ynë po shihet si shpresa e vetme për ta përmbysë qeverinë antisht

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se situata në vend kërkon mobilizim për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit.

Ai ka thënë se bashkimi opozitar po shihet si shpresë e vetme për t’i dhënë fund qeverisë antishtet.

“Bashkimi ynë opozitar, dita-ditës po shihet nga qytetarët si e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë antishtet. Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në Stanoc të Vushtrrisë ka bashkëbiseduar me qytetarë për zhvillimet politike.

“Diskutuam për problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane, si dhe për zhvillimet politike në vend dhe nevojën e bashkimit e mobilizimit sa më masiv për të ndaluar qeverisjen antishtet”, tha ai.

Ndryshe, AAK ka hyrë kohë më parë në koalicion me NISMA Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Back to top button