Lushtaku reagon pas intervistimit nga Specialja: Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë, lufta jonë ishte për liri

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka dalë me një reagim pas intetvistimit nga Gjykata Speciale. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që u interesuan dhe e mbështetën.
“Dëshiroj të ju falënderoj përzemërsisht për interesimin dhe mbështetjen e madhe pas zhvillimeve të ditës së djeshme, të cilat kanë mundur të shkaktojnë shqetësime tek secili prej jush.Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim. “, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Ai është shprehur krenar punën e tij , duke thënë se drejtësisë nuk ikin asnjëherë.
“Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999.Në kërkim të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë, ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë. Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci.Kjo është e vërteta jonë!Jam mirënjohës përjetësisht ndaj secilit prej jush e kështu do të jemi bashkë gjithmonë! “, ka përfunduar ai.
Lushtaku të premtën në mbrëmje është intervistuar nga Gjykata Speciale. Avoakti i tij, Artan Qerkni për mdiat ka thënë se ai nuk është intervistuar si i dyshuar, derisa ka shtuar se i është konfiskuar telefoni./21Media