Haradinaj: Koha për hapa të rëndësishëm!

Ramush Hradinaj ka mbajtur një konferencë të jashëzakonshme për media pas rrëzimit të Qeverisë

I pari i AAK-së, në këtë konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se sot koalicioni qeverisë PDK-LDK ahtu siç kishte filluar me marre ashtu edhe shkoi, shkruan rtv21.tv

Haradinaj tha se rrëzimi i Qeverisë së Kosovë është lajm i mirë pasi që tani Kosova është e sovranit dhe sovrani duhet të vendosë në mënyrë të drejtë dhe të pa penguar.

Haradinaj po ashtu tha se tani është koha që ta bëjmë një hapa të rëndësishëm që ta ndërtojmë shtetin e Kosovës, t’i mbrojmë qytetarët dhe ta ndalim Serbinë t’i fus duart në Kosovë.

I pyetur nëse AAK ka marrëveshje parazgjedhore më PDK-në, Haradinaj tha se AAK nuk ka kurrfarë marrëveshje më partitë të cilat ishin në pushtet sepse ato e kanë vizë të kuqe nga AAK-ja./21Media

Back to top button