Haradinaj: Kohl do të mbahet mend

Haradinaj shprehu ngushëllimet e tij

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të ish kancelarit gjerman Helmut Kohl, ka vlerësuar se Kosova dhe shqiptarët kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të filozofisë politike të Kohlit.

“Helmut Kohl do të mbahet mend për ndërrim epokash në Evropë. Kosova dhe shqiptarët kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të filozofisë politike të Kohlit.

I shprehë respektin dhe ngushëllimet popullit dhe Qeverisë gjermane për largimin nga jeta të prijësit të madh të tyre dhe Evropës, Kancelarit Helmut Kohl”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button