Suedi: Rritet numri i islamikëve radikal

Thornberg: Rritja e ndjeshme, një sfidë historike

Numri i islamikëve të radikalizuar në Suedi nga 200 sa ishin në vitin 2010, ka arritur në mijëra, njoftoi shërbimi sekret suedez, duke vlerësuar se vetëm disa prej tyre kishin gjasa për të përgatitur një sulm terrorist.

“Kemi parë se numri i tyre ka arritur tashmë nga disa qindra në disa mijëra”, theksoi për agjencinë lokale të lajmeve “TT”, kreu i shërbimeve sekrete, Anders Thornberg, duke përmendur një situatë të rëndë.

Sipas tij, ky është një lajm normal dhe fakti që grupet ekstremiste po zhvillohen, është një sfidë historike. Ai thotë se rritja e ndjeshme e islamikëve të radikalizuar ka ardhur si pasojë e propagandës së organizatës së Shtetit Islamik, që ka bashkuar grupe të ndryshme të ekstremistëve islamikë.

“Vetëm disa prej mijëra islamikëve kanë si qëllim dhe mundësinë për të përgatitur dhe kryer një sulm terrorist”, shtoi Thornberg.

Në vitin 2010, një raport i Sapo-s kishte theksuar se numri i islamikëve të radikalizuar në vendin skandinav kishte arritur në 200./21Media

Back to top button