Haradinaj: Kosova mirëpret investimet e huaja direkte

“Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane Artillery One, të përfaqësuar nga Daniel Cannon, Ryan Zinke dhe Steven Lindgren, me të cilët është diskutuar për mundësitë e shumta për investime në fushën e energjisë, teknologjisë dhe të telekomunikacionit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka njoftuar përfaqësuesit e Artillery One për hapësirën që ofron Kosova për investime të huaja.

“Me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Kosova tashmë është kthyer në një adresë të besueshme për investime amerikane.

Nga ana tjetër, delegacioni amerikan, ka shprehur falënderim ndaj kryeministrit Haradinaj për pritjen e sotme dhe janë dakorduar që të bashkëpunojnë në të ardhmen në fusha të rëndësishme.

Back to top button