Ymeri tregon se si duhet ndryshuar ligji për pagat

Zv.kryetari i Partisë Social Demokrate flet për ligjin për pagat

Sipas Visar Ymerit, grevat momentale mund të nënkuptojnë kërkesë për rritje të pagave, por më shumë kërkesë për barazi.

Sipas Ymerit, ligji për pagat, mes tjerash e vazhdon të njëjtën logjikë të rritjes së hendekut mes niveleve të ndryshme të pagave brenda sektorit publik, por se në këtë logjikë, ligji duhet ndryshuar, shkruan rtv21.tv

Ymeri propozon që kjo barazi të arrihet duke ulur koeficientin e propozuar për pagat e pozitave ekzekutive/përfaqësuese/këshilluese në institucionet publike duke filluar nga Presidenti, e duke vazhduar me Kryeministrin, ministrat, zëvendës-ministrat.

SBASHK- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kishte njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga. Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga 14 janari kanë hyrë  në grevë./21Media

Back to top button