Haradinaj: Kryeministër i autostradave imagjinare, të vetmet autrostrada që po përjetojnë qytetarët janë ato të Evropës

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj duke e  quajtur Albin Kurtin kryeministër të autostradave imagjinare, ka thënë se pret që këtë vit të përfundojë “autostrada imagjinare Prizren-Tetovë” dhe ajo e Dukagjinit në kohë rekord.

“Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që do ta përfundosh edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tutje e ka quajtur Kurtin qesharak dhe joserioz.

”Të vetmet autrostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën”, ka shkruar në fund Haradinaj./21Media
Back to top button