Haradinaj kujton dëshmorët më të rinj të UÇK-së
Valon Malaj ishte 16-vjeç ndërsa Domenik Përgegaj vetëm 17-vjeç
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar dy dëshmorët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në 21 vjetorin e rënies së Valon Malajt 16 vjeç dhe Domenik Përgegaj 17 vjeç, Hardinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në gjirin e saj ka pasur edhe luftëtarë shumë të rinj, por të vendosur për lirinë e vendit.
“Valon Malaj e Domenik Përgegaj, trimat 16 dhe 17 vjeçar nga Gjakova, fituan përjetësinë në Gllogjan, 21 vite më parë. Ata ranë, që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /21Media