Haradinaj kujton Enver Malokun: Roli i tij ishte i jashtëzakonshëm

Sot janë bërë 24 vite nga vrasja e gazetarit dhe intelektualit Enver Maloku.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se Enver Malokun do ta kujtojmë gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri.
Ndër të tjera Haradinaj tha se roli i Malokut, në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.
“24 vite pa Enver Malokun.
Aktivistin dhe gazetarin Enver Maloku, do e kujtojmë gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri. Si një atdhedashës që ishte, dha gjithçka për lirinë e fjalës, për popullin e Kosovës.
Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button