Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj kujton masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Tusuzit.

Haradinaj tha se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri, duke shtuar se është përgjegjësi e tyre të shkojë drejtësia në vend.

“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi. Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe. Kujtimi për të rënët nuk shuhet kurrë. Lavdi e përjetshme atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button