Haradinaj: Kur shtetet aleate nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit, ky mbështetej nga Irani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e mbështet fuqishëm vendimin e presidentit Trump për sulmin amerikan ndaj Iranit.

Ai në Facebook ka shkruar se regjimi i Iranit e mbështeste regjimin e Millosheviqit, në kohën e luftës.

“Më 24 mars 1999, shtetet aleate të udhëhequra nga Amerika nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit.

Në atë kohë, regjimi i Millosheviqit mbështetej nga një koalicion regjimesh shtetërore, përfshirë edhe regjimin iranian, në planet e tij gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës. Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë”, shprehet Haradinaj.

“Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Back to top button