Përdorimi i ChatGPT mund të ulë aftësitë e të nxënit

Një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) ngre shqetësime serioze mbi ndikimin e përdorimit të ChatGPT në aftësitë njohëse dhe procesin e të nxënit. Hulumtimi, i kryer nga MIT Media Lab, tregon se përdorimi ekskluziv i mjetit gjenerues të tekstit mund të shkaktojë rënie të angazhimit mendor, përvetësim të ideve sipërfaqësore dhe një lidhje më të dobët me përmbajtjen e prodhuar.

 

Në një test të dytë, të njëjtit pjesëmarrës iu kërkua të shkruanin pa ndihmën e teknologjisë. Ata që më parë kishin përdorur ChatGPT prodhuan tekste më të dobëta, me ide të njëanshme dhe sipërfaqësore. Ndërkohë, pjesëmarrësit që kishin punuar pa teknologji treguan angazhim më të lartë, si në aspektin kognitiv ashtu edhe në ruajtjen e njohurive.

 

Autorët e studimit theksojnë nevojën për më shumë kërkime mbi efektet neurologjike dhe kognitive të inteligjencës artificiale përpara se përdorimi i saj të konsiderohet në mënyrë të përgjithësuar si pozitiv për zhvillimin njerëzor.

Back to top button