Haradinaj: Kurrë nuk marr pjesë në një Qeveri të udhëhequr nga Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përjashtoi çdo mundësi bashkëqeverisjeje me Albin Kurtin.

Ai sonte në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosova nuk është në pozitën më të mirë për të pasur zgjedhje të reja qeveritare pasi që ka shumë punë më urgjente që duhet të bëhen.

Haradinaj edhe pse e kritikon qeverisjen Kurti, nuk po kërkon zgjedhje të reja duke thënë se po e kërkon suksesin e Kosovës.

“Ne po e kërkojmë suksesin e Kosovës. Kosova është në disa tema, s’mundet me i ikë edhe po shkoi në zgjedhje edhe po u ndalë. Nuk është se do të ndryshojnë këto tema”, u shpreh ai duke theksuar se në këtë muaj duhet me qenë të fokusuar për t’i kaluar pengesat e dialogut.

Kyetari i AAK-së u shpreh se marrëdhëniet me Kurtin janë ta pastra pozitë-opozitë dhe se Kurti asnjëherë nuk i kërkoi ndihmë.

“Aleat jam i Kosovës, jo i Kurtit. Nuk bëjmë bashkëqeverisje me Kurtin. Nuk bëjmë qeverisje me Kurtin, nëse bëhen zgjedhjet në Kosovë atëherë nuk flas për situatat paszgjedhore çka ndodhë. Por, Aleanca dhe unë nuk jemi të interesuar me marrë pjesë në një qeveri të udhëhequr nga Kurti si tash si më vonë”, u shpreh Haradinaj./21Media

Back to top button