Peja, kampione e Kosovës në basketboll

Pas kohës së rregullt, u nevojitën edhe vazhdimet për ta përcaktuar kampionin e këtij edicioni në basketbollin vendor.

KB Peja është kampione e këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi në serinë e finaleve të “PlayOff-it” e ka mposhtur KB Trepçën 3:2.

Ndeshjen e sotme në palestrën “Minatori” e fitoi KB Peja me shifrat 93:91. Fitorja e sotme i siguroi titullin pejanëve pas plot një dekade pritje.

Pjesa e parë i takoi Pejës (36:34), ku çerekun e parë e mbylli në epërsi 21:17, ndërsa çerekun e dytë në disavantazh 17:15.

Pjesa e dytë i takoi Trepçës (43:41), ku çereku i tretë u mbyll 24:22 në favor të mitrovicasve, ndërsa çereku i katërt përfundoi i barabartë 19:19, gjë që bëri që ndeshja të përfundonte me shifrat 77:77 dhe të shkojë në vazhdime.

Peja ishte më e mirë në pjesën e vazhdimeve, ku krijoi epërsi prej dy pikëve, respektivisht 16:14, dhe e fitoi ndeshjen në fund me shifrat 93:91.

KB Peja është kampioni i edicionit 2022/23 në basketbollin kosovar.

Rezultati final i ndeshjes, 93:91 në favor të Pejës.

Back to top button