Haradinaj: Kurti na kishte përjashtuar, por përfaqesuesit ndërkombetarë na kanë mbajtur të informuar

Edhe pse iu është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se kreu i Qeverisë  e kishte përjashtuar opozitën nga çfarëdo konsultimi apo informimi lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Por, sipas tij përfaqesuesit ndërkombetarët në baza ditore i kanë mbajtur të informuar.
“Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel. U jam mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Kreu i AAK-së Ramuash Haradinaj ka thënë se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të bashkëbiseduar të marten lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj./21Media

Back to top button