Haradinaj: Kurti po rrezikon shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka neglizhuar zgjidhjen e krizës energjetike.
Në seancës plenare për debatin parlamentar në lidhje me krizën energjetike në Kosovë, të iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, Haradinaj theksoi se për mbi 9 muaj qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje nuk mori masa me kohë për të mos përfunduar në reduktime të ashpra të energjisë elektrike, që po rrezikojnë shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve.
”Sektori i energjisë ndër vite është viktimë e jo-stabilitetit politik. Ndërrimi I shpeshtë I politikave të institucioneve ndërkombëtare relevante edhe në pamundësi të një ambienti të favorshëm në realizimin e projekteve kapitale në funksion dhe të adresimit të sigurisë së furnizimit. Këta janë disa nga faktorët kryesor që e kanë sjell vendin në këtë gjendje. Njëkohësisht sot secili mund ta drejtojë gishtin kah secili dhe modeli i amnestimit për mosveprim është bërë model i qeverisjes ndër vite, duke e fajësuar tjetrin. Kulmin e ka arritur me qeverinë aktuale, e cila duke qenë 10 vjet në opozitë dhe pjesë e institucioneve i ka ditur problemet me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë sektor. Por u dashtë mbi 9 muaj për të kuptuar sa emergjente është situata dhe se kërkoheshin ndërmarrja e masave emergjente për të mos përfunduar në reduktime të ashpra të energjisë elektrike, duke rrezikuar shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve”, ka thënë ai.
Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka për detyrë që për çdo ditë të japë sqarime për mungesë të rrymës.

Back to top button