Haradinaj: Kurtit i ka humbur udha në oborr, por çka janë çu peshë këta të PDK-së?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e kupton se ku e kanë ‘hallin’ disa eksponentë të PDK të cilët janë kundër Fondit të Ushtrisë.
Reagimi i Haradinajt vjen pasi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë sot se mjetet që po grumbullohen për Fondin e Sigurisë nuk duhet që të lejohet të përdoren për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Haradinaj ka pyetur nëse atyre po iu pengon forcimi i ushtrisë ose nëse po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kanë problemin me kryeministrin Albin Kurti. “Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai tutje ka shkruar se pa ushtri nuk ka shtet dhe se ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike. “Shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”./21Media