Haradinaj-Kurtit: Kryeministër mburravec
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po mburret bazuar tërësisht në mashtrime.
Haradinaj ka thënë se është shqetësuese se si kryeministri thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit, kur ato krahasohen me një vit pandemik.
Sipas tij, më shqetësuese është rritja e të hyrave buxhetore të lidhura me import, veçanërisht importin nga Serbia./21Media