Testohet kostumi për fluturim për policët në Salisbury të Anglisë

 
Policët, detyrën e tyre në vitet e ardhshme mund ta kryejnë me ndihmë të kostumit për fluturim, të fuqizuar nga motorë reaktiv. Pra, policët do të ndjekin kriminelët me ndihmë të kësaj teknologjie.
Ky test u bë pranë Laboratorit të teknologjisë dhe shkencës së mbrojtjes në Porton Down, në afërsi të Salisbury-t në Angli.
Edhe pse nuk është menduar ndonjë plan i menjëhershëm për blerje të kësaj pajisjeje, kryetari i këshillit nacional të policisë, Martin Hewitt, i cili ishte i pranishëm në këtë test bashkë me zyrtarë tjerë, ka thënë se ky demonstrim  siguron mundësi të mira për shfrytëzim tek policët në ndjekjen e kriminelëve.
Ai e ka përshkruar këtë sistem si të jashtëzakonshëm, paksa fantastiko-shkencor, por që lë përshtypje të madhe për potencial shfrytëzimi.
Hewitt ka thënë se e tërë kjo do të thotë se pajisja për fluturim është si potencial që policët të kryejnë punën e tyre mirë, shpejtë, sigurt dhe të jenë më të mbrojtur edhe vetë nga rreziqet.
Ai ka thënë se mezi presin të shohin se si do të shkojë ky projekt dhe nëse ka hapësirë që ato pajsje të futen në shfrytëzim në vitet e ardhshme.
Kostumi për fluturim përbëhet nga një sistem prej një mijë kuaj fuqi, i quajtur Gravity dhe atë e krijoi Richard Browning, i cili po ashtu e ka testuar atë.
Kostumi mund të ndihmojë policët për kapjen e krimnelëve mbi çati, në hapësira urbane e në terrene të vështira./21Media

Back to top button