Haradinaj-Kurtit: Ku ia ke qitë hesapin, don me e marrë në qafë këtë popull!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti “po e nxjerrë Kosovën humbëse”.
Sipas Haradinajt, veprimet e fundit “e rrezikojnë veriun”.
“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse! Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media