Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj mbështet protestën në Hagë: Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje të fuqishme protestës në Hagë që do të zhvillohet me të dielën me 14 shtator.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se i qëndron fuqishëm krah përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare.

“Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi. Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button