Haradinaj me ambasadorin finlandez flasin për zbatimin e planit evropian

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për modalitetet që Finlanda mund t’i japë në fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e udhëhequr nga BE dhe e përkrahur fuqishëm nga ShBA-të. E falënderova Ambasadorin Nissinen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, veçanërisht në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese”, ka shkruar Haradinaj.

Back to top button