Filmi “I’m Legend 2” në kinema vitin e ardhshëm

Ka kohë që filmi vazhdimësi “I Am Legend 2” është planifikuar të lansohet, por është dashur të presë për fituar këtë shans, kjo për shkak të transmetimit të serialit të AMC “The Wakling Dead”. Të dy kanë temë të ngjashme, dhe prodhuesit e filmit “I’m Legend” nuk kanë dashur të lansojnë atë pasi që kanë analizuar se nuk do të kishte sukses për shkak të serialit. Të dy kanë për temë gjendjen pas apokalipsit, ku njerëzit e mbijetuar luftojnë kundër një bote të mbushur me përplot përbindësha.

Filmi i parë “I’m Legend 2” u lansua në dhjetor të vitit 2007 dhe arriti sukses të madh në boks ofis, ku vetëm gjatë shfaqjeve në kinema fitoi mbi gjysmë miliardi dollarë.

Megjithatë ka pasur kritika rreth tij. Është kritikuar ndarja e tij nga romani në të cilin bazohet, në veçanti për fundin e tij.

Tani për dashamirët e këtij filmi do të vie në skenë edhe filmi i dytë vazhdimësi, ku me rol paraqitet sërish aktori Will Smith. Ai luan rolin e Robert Neville. Ky aktor në të luan bashkë me aktorin Michael B. Jordan.

“I Am Legend” pa dyshim se është njëri prej filmave më të mirë në të cilët luan Smith. Me fjalë të tjera, ai luan luan rolin e një shkencëtari të vetmuar i cili mundohet të gjej ilaçin për njertëzit e infektuar, të cilët bëhen vampirë.

Në fund të filmit të parë, personazhi Robert sakrifikon vetën me hedhje në erë të laboratorit të tij, i cili është i rrethuar ng a Darkseekers apo përbindëshat e I’m Legend. Këtë e bën për të shpëtuar. Kështu, ai ia del të ikë dhe tani Darksikers e konsiderojnë atë si përbindësh.

Megjithatë fansat e “I’m Legend 2” duhet të presin akoma për ta parë atë. Sipas disa informatave, ai do të shfaqet në kinema kah fundi i vitit 2024./21Media

Back to top button