Haradinaj mirëpret nismën për themelimin e Odës së Psikologëve
Me qëllim të avansimit të rolit të psikologut
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, me të cilët kanë biseduar për hapat e nevojshëm në vënien e një rregullative në këtë sektor.
“Me qëllim të avansimit të rolit të psikologut në shoqërinë tonë, sidomos në arsim dhe shëndetësi, dhe gjithpërfshirjës së tyre në jetën institucionale, kam mirëpritur nismën e kësaj shoqate për themelimin e Odës së Psikologëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Haradinaj ka shtuar se Shoqata e ka ekspertizën e duhur.
“Duke qenë se Shoqata e ka ekspertizën e duhur që do të vlente si bazë e mirë për një koncept-dokument të ministrive të linjës, që do të shërbente për draftligjin e Odës, Qeveria do ta mbështesë procedimin e shpejtë të tij në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar më tutje ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?