Haradinaj: Na pret shumë punë

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë festuar fitoren nga rezultati preliminar që ka dalë nga zgjedhjet e parakohshme.

Haradinaj  duke uruar simpatizantët e mbledhur në shesh tha se  Kosova sot ia ka dhënë fitoren koalicionit PDK-AAK-Nisma, andaj sonte janë këtu në këtë festë q t’i i falënderojnë të gjithë votuesit për krejt mundin që e kanë bërë, për besimin dhënë këtij koalicioni.

“Sot Kosova ka vendosur, ka votuar. Janë zgjedhjet më të mira që i kemi mbajtur. Po ashtu Kosova sot ia ka dhënë fitoren koalicionit tonë PDK-AAK-Nisma, andaj ne sot jemi këtu me iu falënderuar të gjithëve për krejt mundin që e keni bërë, për besimin dhe gjithë ata anëtarë dhe kolegë të partive të koalicionit, urime fitorja! Dhe Kosovës urime zgjedhjet, e dimë se na presin shumë punë në Kosovë por jemi bashkë për me i kryer punët e Kosovës. Pra edhe një herë urime fitorja”, theksoi para simpatizantëve Haradinaj.

Back to top button