Haradinaj në konakun e Familjes Mbretërore Shqiptare
Kreu i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj qëndroi për vizitë në Familjen Mbretërore Shqiptare.
E vizita e tij u prit mirë nga Princ Leka II. Ai përmes një statusi në rrjetet sociale ka treguar së çka u bisedua mes tyre.
“Shkëmbyem pikëpamjet tona mbi situatën politike dhe të sigurisë në Ballkan dhe u pajtuam se integrimi i plotë i Shqipërisë dhe i Kosovës ne institucionet euro-atlantike është në interesin strategjik të kombit shqiptar dhe në dobi të paqes në rajonin tonë.
E falenderoj përzemërsisht Z. Haradinaj për fjalët e ndjera dhe kujtimet e ngrohta kundrejt babait tim Mbretit Leka I në rastin e 83-vjetorit të tij të lindjes.Morën pjesë në takim edhe Kryetari i Oborrit, Z. Armer Juka, dhe Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Z. Shpëtim Axhami.”, ka shkruar Princ Leka./21Media
Ndërsa, lidhur me këtë vizitë Haradinaj mbrëmë ka thënë se Familja Mbretërore mbetet burim frymëzimi e atdhedashurie, adresë e rëndësishme e vlerave dhe trashëgimisë sonë historike. /21Media