Si duhet të ushqehen agjëruesit gjatë Ramazanit, tregon dietologia Kadriu

Muaji i Ramazanit është muaji më i rëndësishëm për myslimanët, i cili sivjet ka filluar të shtunën, më 2 prill. Gjatë këtij muaji, padyshim që kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet ushqimit.
Dietologia Valbona Kadriu për rtv21.tv ka deklaruar se gjatë Ramazanit kujdesi ndaj ushqimit duhet të jetë i domosdoshëm pasi që koha e ngrënjes dhe sasia e ushqimit janë të kufizuara.
Ajo ka sugjeruar që iftari të ndahet në dy pjesë, fillimisht të ndërpritet agjërimi me ujë, të konsumohen hurma dhe një supë dhe t’i lihet kohë organizmit t’i përpunojë këto dhe pastaj pas një ore të merret pjata kryesore, e cila mund të jetë më e pasur.

Dietologia Valbona Kadriu ka theksuar se duhet konsumohen më shumë fruta dhe më shumë perime, sidomos gjatë iftarit.
Ndërsa, për syfyr, dietologia ka potencuar se duhet të konsumohet një frut, një produkt qumështi dhe drithëra në formë integrale, si dhe një lëng, shkruan rtv21.tv

Dietologia Valbona Kadriu ka dhënë disa këshilla rreth ushqimit për agjëruesit.
“Këshilla kryesore do të fokusohej mbi hidratimin e trupit: Është shumë e rëndësishme që ujë të pihet gjatë tërë kohës që nga iftari deri në syfyr dhe jo të pihen disa gota përnjëherë pasi që eliminimi do të jetë i menjëhershëm.”, ka shtuar ajo.
Uji dhe pirja e tij | Mjeksia Islame
Kujtojmë që, në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame. Përveç ngrënies dhe prijes, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame. Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.
Muaji i Ramazanit ka filluar më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel). Dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj (e hënë)./21Media

Back to top button