Haradinaj në Kongresin Amerikan kërkon antarësim e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri, i cili është mbajtur në Kongresin Amerikan.

Haradinaj me këtë rast ka mbajtur një fjalim në emër të Kosovës, ku ka folur në lidhje me sigurinë në Kosovë, rajon e botë, ku ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO si një shans për më shumë siguri, përcjellë rtv21.tv.

“Është koha që bota demokratike, e udhëhequr nga Amerika, të kuptojë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga vendimet më të rëndësishme, që do të ndihmonte në forcimin e sigurisë në të gjitha nivelet: brenda Kosovës, por edhe në forcimin dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe globalisht”, ka thënë Haradinaj përmes një komunikate për media.

Duke shtuar tutje se anëtarësimi i plotë dhe sa më i shpejtë i Kosovës në NATO do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë mbarë rajonale, dhe do të luftojë dukshëm agjendat keqdashëse të tjerëve./21Media

Back to top button