Haradinaj në përkrahje të gastronomëve

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gastronomët nga i tërë vendi, me të cilët kanë biseduar për sfidat, me të cilat po përballen.

”Ndihmat qeveritare për këtë sektor, përpos që kanë qenë të vonuara, kanë qenë edhe të pamjaftueshme. Ndërkohë, qeveria ka vazhduar që me masa jologjike, të paargumentuara dhe me panikë, të ndëshkojë edhe më tutje gastronominë. Pas parasysh që shumica dërmuese e bizneseve që merren me gastronomi janë të vogla ose të mesme, mungesa e ndihmës shtetërore, mund të thellojë edhe më tepër rritjen e papunësisë që mund të çojë deri në rënien fatale të ekonomisë”, ka shkruar Haradinaj mbrëmë  në facebook.

Sipas kreut të AAK-së,  meqenëse numri i të infektuarve ka rënë, duhet të heqen menjëherë masat panikuese dhe duhet të bëhet hapja e plotë e ekonomisë ashtu siq ka premtuar kjo qeveria Kurti.

”Unë dhe partia që e drejtoj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi në përkrahje dhe mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të gastronomëve. Do të jemi bashkë me ta, për të kundërshtuar padrejtësinë që po i bëhet këtij sektori nga paaftësia e qeverisë që të ndërmarrë hapa të guximshëm në favor të rimëkëmbjes ekonomike”, ka shkruar tutje Haradinaj./21Media

Gastronomia i ka bartur pasojat më të mëdha të izolimit dhe masave qeveritare të menaxhimit të pandemisë.

Sonte u…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, May 9, 2021

Back to top button