Infermieri: Greva do të transmetohet live në Facebook

 

Infermieri i Klinikës Kirurgjike, Enlirat Duraku sot është në ditën e 13 të grevës së urisë dhe të etjes.

Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se tani greva e urisë dhe etjes do transmetohet në platformën Facebook në kohë reale.

”Kjo për ata skeptikët që mendojnë që i thyej rregullat e grevës”, ka shkruar Duraku.

Ndryshe, Enlirat Duraku nga 27 prilli është në grevë urie, me arsyen e vetme të përmbushjes së kërkesave për infermierët, duke përfshirë këtu rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve dhe pagesa e rrezikshmërisë në punë./21Media

NJOFTIM

Pas pak e gjithë greva e urisë dhe etjes do transmetohet në platformën Facebook në kohë reale.

Kjo për ata skeptikët që mendojnë që i thyej rregullat e grevës.

Me respekt
Enlirat K. Duraku

Posted by Enlirat K. Duraku on Sunday, May 9, 2021

Back to top button