Haradinaj në takim me Lajçakun ripërsëritë qëndrimet për dialogun
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyret e kësaj partie, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimet për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila siç ka theksuar ai, ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve.
“Gjithashtu z. Lajçak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, ka bërë të ditur Haradinaj./21Media

