Haradinaj nga Tirana: Bashkë jemi më të fortë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Shqipëri sot ka takuar edhe Princin Leka II.
“Në prag të përkujtimit të përvjetorit të ndarjes nga jeta të Naltmadhnisë së Tij, Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve, kisha kënaqësinë të takojë Naltësinë e tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj gjithashtu ka takuar grupin e Partisë Demokratike kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, Partisë Socialiste kryesuar nga Taulant Balla, si dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes partive për të shtyrë përpara agjendat kombëtare në funksion të zhvillimit ekonomik dhe faktorizimit të shqiptarëve në rajon e Evropë.
“Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /21Media

Back to top button