Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për “Kosovën Fituese” me numrin 137

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025 në vendin e lavdisë kombëtare, në Prekaz.
Haradinaj ka thënë se nga Prekazi nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137.
“Prekazi është vendi që na bashkon. Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, liri e demokraci. Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137. Rroftë Kosova!”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se fushatën po e nisin nga Prekazi i komandantit legjendar, Adem Jashari, prej aty ku nisën celulat e para të lirisë.
“Nga Prekazi i Adem Jasharit, nga emblema e lirisë, nga ku nisën celulat e para të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke u zotuar për avancimin dhe fuqizimin e vendit tonë”, shkroi Limaj.