Haradinaj: Nuk do të heqim dorë nga demokracia për shkak të një individi

 
 
17 tetori është data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend. Kështu ka bërë të ditur sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një komunikate për media.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 17 tetori është datë e pranueshme për këtë subjekt.
Në Click të RTV21, Haradinaj ka theksuar se AAK-ja do të marr pjesë në zgjedhje, duke mos hequr dorë nga demokracia, siç u shpreh ai për shkak të një individi./21Media

 

Back to top button