Haradinaj pas dënimit të Mustafës: Shpresoj që dënimi të rikthehet në pafajësi

Kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj, pas dënimit të Sali Mustafës me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale tha se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.
“Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! “, shkroi Haradinaj.
Më tej ai tha se dënimi i sotëm ishte vetëm një shkallë e drejtësisë, ai shpreson se në një shkallë tjetër Mustafa do të shpallet i pafajshëm.
“Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!”, shkroi Haradinaj.
Ish sh-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u shpall fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar./21Media