Haradinaj pas shpërthimit në Stamboll: Bota duhët të jetë bashkë kundër terrorit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj reagoi pas shpërthimit që ndodhi në Stamboll dhe shkaktoi viktima e të plagosur.
Haradinaj u shpreh i tronditur dhe bëri thirrje që bota të jetë bashkë kundër terorrit.
“Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit. Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre.Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme.”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 53 janë lënduar në shpërthimin që ndodhi në pasditën e sotme në sheshin Taksim- Stamboll. Presidenti i Turqisë e cilësoi këtë si sulm terrorist./21Media

Back to top button