6 viktima në Stamboll, shkon në 81 numri i të plagosurve

Lajm i përditësuar

 
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay deklaroi se numri i të plagosurve nga shpërthumi në Stamboll ka shkuar në 81, derisa tha se dy janë në gjendje të rëndë.
Ai po ashtu shtoi se dukej se ishte një sulm terrorist.
6 viktima në Stamboll, Erdogan: Një grua luajti rol në shpërthimi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bazuar në informacionet e para se një grua luajti rol në shpërthimin e sotëm që ndodhi në Stamboll.
“Mund të jetë gabim nëse themi se ky është terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni i parë që na dha guvernatori, këtu bie një erë terrori. Deri tani, zbulimet e para janë se një grua po luan një rol në këtë punë”, tha ai
6 viktima në Stamboll, Erdogan: Sulm terrorist
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shpërthimit të sotëm në Stamboll iu është referuar si sulm terrorist.
Erdogan tha se përpjekjet për ta sulmuar Turqinë përmes terrorizmit nuk do të kenë rezultate pozitive.
“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkuan forcat tona të sigurisë dhe të plagosurit tanë u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre siç ka sot dhe nesër”, ka thënë Erdogan.
Shkon në 6 numri i viktimave nga shpërthimi në Stamboll
Ka shkruar në 6 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit që ndodhi në Taksim të Stambollit.
Mediat turke raportojnë se sipas të dhënave të fundit, nga ky shpërthim të lënduar mbetën 53 persona.
Një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe policore janë në vendin e ngjarjes.
“Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve vdiqën në vendin e ngjarjes dhe 2 në spital”, raporton CNN-I turk.
4 viktima e 38 të lënduar nga shpërthimi në Stamboll
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha se nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, sipas përcaktimeve të para, katër persona kanë humbur jetën e 38 të tjerë janë lënduar.
Ndërsa zhurma e shpërthimit është dëgjuar nga rrethina, është parë se qytetarët që ecnin në rrugë janë larguar.
“Nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, sipas raportimeve fillestare, 4 persona kanë humbur jetën dhe 38 janë plagosur. Të plagosurit po trajtohen”, ka shkruar Yerlikaya.
Lajm i përditësuar
Një shpërthim në qendër, në një prej rrugëve me të frekuentuara nga këmbësorët në Stamboll, la të vdekur dhe e 11 të tjerë të plagosur.
Ambulanca e Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, Agjencia shtetërore Anadolu tha se shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.
Stacioni i policisë, Kasimpasa tha se të gjitha ekipet janë në vendngjarje, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Guvernatori Ali Yerlikaya tha se “ka viktima dhe të lënduar pas një shpërthimi”.
“Sot, rreth orës 16:20, ka ndodhur një shpërthim në rrugën Istiklal në Taksim. Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit, janë në vendin e ngjarjes. Ka të vdekur dhe të lënduar”, ka shkruar kryetari i Stambollit, Ali Yerlikaya.
Lajm i përditësuar
Një shpërthim ka ndodhur në një prej rrugëve në qendër të Stambollit, duke lënë të paktën 11 të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit dhe policia, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma./21Media 

Back to top button