Haradinaj për dhunimin e të miturës: Shteti të marrë masa të rrepta ndaj dhunuesve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh i shqetësuar nga rasti i dhunimit të një të miture në Prishtinë.
Haradinaj ka thënë se shteti duhet të marrë masa të rrepta ndaj dhunuesve.
“E tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe. Jashtëzakonisht i shqetësuar nga kjo ngjarje çnjerëzore. Bashkëndjej me familjen e fëmijës dhe me të gjithë qytetarët e vendit. Ne si shoqëri, duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve! Duhet te reflektojmë për të parë ku jemi e çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos e ketë një fat të tillë. Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë”, shkroi Haradinaj.

Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditëve është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë. Lidhur me rastin, janë arrestuar katër të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, dy prej tyre i është caktuar një muaj paraburgim./21Media
 

Back to top button