Banorët e Kievit përgatiten për betejën në kryeqytet

Një udhëtim në qendër të Kievit nuk lë vend për dyshime. Ky është një qytet që përgatitet për një sulm të madh rus.

Rreshtat e paneleve të betonit të rregulluara në formacione të ngjashme me labirintin, blloqe rrugore antitank, grumbuj thasësh me rërë, barriera të improvizuara të ndërtuara nga copa të rastësishme metali, druri, goma të vjetra ose çdo gjë që ishte në dorë janë forma që e dëshmojnë mbrojtjen nga armiku.

Dhe kudo që shikoni, ka flamuj ukrainas blu dhe të verdhë.

Qyteti është jashtëzakonisht i qetë. Shumë njerëz kanë ikur ditët e fundit. Ata që kanë qëndruar janë ngujuar në strehimore për bomba, bodrume dhe stacione metroje.

Pikat e kontrollit të vendosura përgjatë pikave të hyrjes së qytetit drejtohen nga ukrainas të zakonshëm. Një javë më parë, shumë nga këta burra do të kishin qenë në punë ose do të kishin shijuar pushimet me miqtë dhe familjet e tyre.

Tani, ata janë gati të mbrojnë kryeqytetin e vendit të tyre.

Oleksiy Goncharenko po ruante një nga postblloqet në Kiev të martën, i armatosur me pushkën që mori javën e kaluar pasi iu përgjigj thirrjes nga autoritetet ukrainase për t’u përgatitur për të mbrojtur vendin, transmeton rtv21.tv

“Unë nuk jam aspak një ushtar profesionist, por mund të përpiqem dhe mund të bëj më të mirën dhe do ta bëj nëse forcat ruse hyjnë në Kiev”, ka thënë një antar i parlamentit ukrainas./21Media

Back to top button