Haradinaj flet për klanin pronto
“Nuk e kam në plan me bo kompromise me normat ligjore”
Kandidati për Kryeministër nga koalicioni, PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj tregoi se si do të kthehet shteti në ligj e jo klanet me marr shtetin.
“Kryetari i Qeverisë dhe Qeveria e ardhshme obligohet në norma të caktuara, ne nuk do të hyjmë të hetojmë gjithkënd se çka ka bërë nga periudhat e caktuara, por detyra e parë është ne obligohen me norma etike dhe profesionale, por ka edhe norma ligjore, nuk e kam në plan me bo kompromise me to”, tha Haradinaj.