Ramush Haradinaj tregon tri prioritetet
Haradinaj foli për planin në shëndetësi
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, tha se prioritet i parë për të është rregullat e punës, e dyta shëndetësia dhe e fundit veprimet në ekonomi, shkruan rtv21.tv
“Ne kemi bërë një listë të prioriteteve, janë 100 prioritete të 100 ditëshit të parë. Tri të parat kanë me qenë të brendshme në çfarë norme në çfarë rregulla duhet të punohet. E dyta do të jetë veprimet me shëndetësinë. E treta veprimet në ekonomi”, tha Haradinaj.
Këto komente Haradinaj i bëri në Debat Përnime, të moderuar nga Jeta Xharra, që transmetohet në RTV21./21Media