Haradinaj për protestën e NjSI-së: Vepro kryeministër

Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas protestës së sotme të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës para Qeverisë së Kosovës.
Ai ka kërkuar nga kryeministri që të veprojë e të realizojë kërkesat e policëve të cilat sipas Haradinajt janë legjitime.
“Vepro kryeministër!Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme.”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas zyrtarit të lartë të AAK-së, Kuvendi duhet të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temeë.
“Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh.”, ka përfunduar ai.
Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikata e Policisë kanë dalë për të protestuar të shtunën para qeverisë.
NjSI-ja dhe Sindikata janë duke protestuar për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera./21Media