Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj për Shpat Kasapin: Mirënjohje të përjetshme, sa kam qenë në Hagë kërkoi drejtësi për mua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si lajm të trishtë për shqiptarët ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Duke ngushëlluar familjen dhe gjithë shqiptarët, Haradinaj ka shprehur mirënjohje për të ndjerin, pasi që siç tha, sa ka qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati ishte vullnetar në kampanja duke kërkuar drejtësi.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit, të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë të tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetshme. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve. Në paqe qofsh, Shpat.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button